Borell: Heqja e bllokadës ruse ndaj drithit, çështje “për jetë a vdekje”!

18/07/2022 14:35

Bllokada ruse ndaj eksporteve ukrainase po kushton shtrenjtë, e sipas shefi te diplomacisë europiane, Josep Borell, heqja e saj tashmë është kthyer në një çështje “jete apo vdekjeje për shumë qenie njerëzore”.

Nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë, u shpreh ai.

Shpresoj, dhe mendoj se e kemi një rreze shprese se këtë javë do të mund të vuloset marrëveshja për bllokimin e Odesës dhe porteve të tjera ukrainase. Jetët e mijëra njerëzve, apo ndoshta dhe dhjetëra mijërave varen prej kësaj. Nuk është thjesht një lojë diplomatike. Për shumë njerëz, është ceshtje jete apo vdekjeje“, shprehet shefi i diplomacisë europiane

Kryediplomati europian shtoi se blloku nuk do ta ndalë mbështetjen për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, megjithatë kërcënimet e Moskës se do tia mbyllë BE-së rubinetat e gazit.

Ai madje shtoi se ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë gjithashtu vendosjen e sanksioneve ndaj arit rus, ndërsa do të shohin edhe mundësinë e amendimit të sanksioneve ekzistuese ndaj Rusisë në mënyrë që implementimi i tyre të jetë sa më efikas. Delegacionet ushtarake nga Rusia dhe Ukraina në 13 korrik bën përparim të mjaftueshëm në bisedimet që synonin zgjidhjen e ngërçit të bllokadës mbi drithin ukrainas.

Pritshmëritë janë që palët ta firmosin këtë javë ujdinë, të paktën këtë shpresë përcolli ministri i turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha përmes një deklarate pas bisedimeve mes delegacioneve, se palët kishin rënë dakord për “kontroll të përbashkët” të porteve dhe për mënyrat “për të ofruar rrugë të sigurta të transportit” përgjatë Detit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA