85 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.

Kryesisht fëmijët paraqesin probleme të traktit gastrointenstinal dhe marrin trajtim ambulator, ndërkohë rastet e shtrimeve janë të pakta.

Por ndërkohë janë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga Covid. Edhe pse me simptoma të lehta dhe pa problematika të theksuara, mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes.

Tashmë që familjet i drejtohen plazheve, kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë edhe më i shtuar. Mjekët këshillojnë mosekspozimin e fëmijëve në oraret e pikut të temperaturave dhe kujdes ndaj pickimit të insekteve.

Top Channel