Përdhunoi për 360 mijë lekë, arrestohet sulmuesi i familjes në Selenicë

17/07/2022 20:20

Një familje nga fshati Brataj i Selenicës denoncon publikisht ngjarjen me autor një 38-vjeçar që ra në prangat e policisë këtë të diel.

Vitrin Çobaj akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur dhe të verbër. Ai vodhi nën kërcënimin e thikës paratë që dyshohet se i kishte dhënë një ditë më parë familjes duke u blerë viçin bashkë me dy persona të tjerë që u hoqën si kasapë.

“I tha bashkëshortes ik bëj një kafe, i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm, e provoji bashkëshortja dhe e piu. Më pas erdhi brenda ai me maskë. Më tha futu brenda më ka shtrirë përmbys dhe më ka lidhur me litar. Ia dha litarin bashkëshortes lidhe zotërinë, ai kishte maskë të kuqe. Pasi më lidhi bashkëshortja tek hekuri i krevatit dhe më pas lidhi bashkëshorten dhe më tha nuk do bëni gëk mëk. Më pas shkoi tek dhoma e fëmijëve dhe çupa që është 15 vjeç iku me vrap, vajza e dytë më e vogla, ajo iku dhe shkoi të lajmëronte policinë, shtëpinë unë e kam gjysmë orë larg nga qendra e fshatit. Unë e njoha se një ditë më parë erdhi si kasap që do blinte një viç, më bleu viçin. Ai ka marrë lekët tek çanta që shita viçin, i tha gruas zhvishu, e zhveshi në mes e poshtë dhe nuk kreu asnjë veprim. Atje mori çupën e pa dhe e çoi tek stalla e lopëve e kërcënoi me thikë dhe i tha mos bëj gëk se do të grij, unë kërkoj drejtësi”, tha babi.

Vajza e verbër tregon momentet e tmerrit:

“Jam e verbër e grupit të dytë. Unë nuk kam parë gjë, kemi qenë të mbyllur, mua më çoi në një kasolle bagëtish dhe pastaj bëri atë veprimin, më përdhunoi. Është hera e parë, nuk ka qenë herë tjetër në shtëpi”.

Vitrin Çobaj me precedent penal për vjedhje mori 36 mijë lekë nga shtëpia e familjes që e mbajti peng për disa orë në fshatin Brataj.

Top Channel