“Lider dhe i fortë fizikisht”, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos për 2 vite në Itali

17/07/2022 21:35

Arlind Ajeti ka nisur një aventurë të re në Itali. Mbrojtësi i lindur në Zvicër, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Pordenonen, ekip që nuk ia doli të qëndrojë në Serie B dhe sezonin e ri do të garojë në divizionin e tretë të futbollit italian.

SuperSport shkruan se 28-vjeçari, autori i 20 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren shqiptare, ishte pjesë e Padovës në sezonin e fundit, duke regjistruar 22 ndeshje dhe një gol. Me Padovën arriti deri në duelet “play-off”, duke dështuar vetëm në finalen kundër Palermos për një biletë në Serie B.

Pordenone do të jetë skuadra e gjashtë italiane për lojtarin dardan, i cili më parë ka veshur fanellat e Torinos, Frosinones, Crotones, Reggianës dhe Padovës.

Futbollist me aftësi të njohura mbrojtëse, strukturë të rëndësishme fizike, forcë të madhe dhe një përvojë prestigjioze ndërkombëtare”, cilësohet Ajeti nga klubi i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA