“Ëndërr e së ardhmes”, Bayern projekton goditjen e madhe në sulm

17/07/2022 18:21

Bayern Munich po mendon për të ardhmen, pasi në vitin 2023 kanë vendosur si objektiv kryesor për sulmin Harry Kane.

28-vjeçari është përfolur prej shumë kohësh për një kalim të tijin te Manchester City, por transferimi dështoi në momentet e fundit. Dëshira e vetë sulmuesit është për të treguar vlerat e tij te një ekip i madh dhe të siguroj trofe të rëndësishëm në karrierë por që nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë deri më tani.

Harry Kane që prej vitin 2013 është pjesë e Tottenham dhe Spurs e kanë lojtarin më të rëndësishëm të ekipit. Rinovimi i tij me klubin anglez ende nuk ka ardhur dhe ky mund të jetë çelësi që drejtuesit e Bayern Munich të përdorin për të arritur në trasnferimin e tij në të ardhmen.

CEO, i bavarezëve, Oliver Khan vetë i ka komentuar zërat e Harry Kane te Bayer Munich dhe ka theksuar që lojtari është një top sulmues dhe një endërr e së ardhmes. “Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht është një sulmues i shkëlqyer dhe mbetet një ëndërr e së ardhmes. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kahn.

Në sezonin e fundit të Premier League, Kane zhvilloi 37 paraqitje duke shënuar 17 gola dhe të paktën për këtë merkato verore drejtuesit e londinezëve e cilësojnë sulmuesin të paprekshëm./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA