Muret e qendrës së paraburgimit në Prishtinë tashmë do të mund të tregojnë historinë e mijëra të burgosurve politik gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Kjo qendër është kthyer në muze në përkujtim të rezistencës së shqiptarëve që kërkonin të drejtat e popullit të tyre.

E ish të burgosurit që morën pjesë në hapjen ceremoniale treguan historitë e tyre.

Qendra që u përdor për mbajtjen dhe keqtrajtimin e të gjithë atyre që e kërkuan lirinë do të mbajë edhe emrat tyre.

Nëpër muret që gjatë regjimit fshihnin torturën që iu bëhej burrave dhe grave shqiptare tash do të ekspozohen tregimet e do të ilustrohet me fotografi përjetimet e tyre.

“Burgu i Idealit” do të jetë i hapur për qytetarët e do të mirëmbahet edhe në vazhdim si dokumentim i rezistencës së shqiptarëve.

Orari i vizitave në këtë muze do të jetë nga e marta në të dielën, në periudhën kohore 10:00 – 19:00.

Top Channel