E diel në plazh, trafik i rënduar në qytetin e Vlorës
17/07/2022 11:30
Radhë të gjata janë krijuar në qytetin e Vlorës, pasi qytetarët po i drejtohen plazheve.
Kjo e diel prej orës 9 të paradites dhe në vijim trafiku i automjeteve që i drejtohen plazheve të jugut ka ardhur duke u rënduar.
Zona e Ftohtë deri në Radhimë ka krijuar radhë të gjata makinash. Ndërkohë që edhe autoambulancat e kanë të pamundur për te shkuar në rastet e emergjencës në kohë reale.
Top Channel