Detaje rrënqethëse janë mësuar nga grabitja me dhunë në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari me armë kërcënoi familjen me gjashtë anëtarë dhe përdhunoi vajzën e mitur.
Kryefamiljari tregon se grabitësi me maskë të kuqe i kërcënoi me një çifte dhe thikë. Ai tentoi të abuzonte seksualisht me gruan, por arriti të përdhunonte vajzën 17 vjeçe, e cila ka probleme me shikimin.
38-vjeçari një ditë më parë u shtir si kasap dhe i bleu një viç familjes, paratë të cilat më pas i grabiti.
Njëra nga vajzat, 15 vjeç arriti të dilte nga shtëpia dhe të kërkonte ndihmë në qendër të fshatit, e cila është 30 minuta nga shtëpia e tyre.
“Në orën 6 të mëngjesit ka qenë një person me maskë, jam nisur për në banesë, ai kishte arritur në banesë më parë se ne dhe ishte futur në dhomën e fëmijëve, më pas më ka ulur në tokë me armë, kishte një çifte. Aty ishin 5 fëmijë se e madhja po flinte. U tremb djali dhe iku pas shtëpisë, ai u tha mbylli derën fëmijëve, dhe më tha ulu tek shkalla. I tha bashkëshortes ik bëj një kafe, i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm, e provoji bashkëshortja dhe e piu. Më pas erdhi brenda ai me maskë. Më tha futu brenda më ka shtrirë përmbys dhe më ka lidhur me litar. Ia dha litarin bashkëshortes lidhe zotërinë, ai kishte maskë të kuqe. Pasi më lidhi bashkëshortja tek hekuri i krevatit dhe më pas lidhi bashkëshorten dhe më tha nuk do bëni gëk mëk. Më pas shkoi tek dhoma e fëmijëve dhe çupa që është 15 vjeç iku me vrap, vajza e dytë më e vogla, ajo iku dhe shkoi të lajmëronte policinë, shtëpinë unë e kam gjysmë orë larg nga qendra e fshatit. Ai erdhi tek dhoma dhe më tha që ka ik vajza. Unë e njoha se një ditë më parë erdhi si kasap që do blinte një viç, më bleu viçin. Ai ka marrë lekët tek çanta që shita viçin, i tha gruas zhvishu, e zhveshi në mes e poshtë dhe nuk kreu asnjë veprim. Atje mori çupën e pa dhe e çoi tek stalla e lopëve e kërcënoi me thikë dhe i tha mos bëj gëk se do të grij, unë kërkoj drejtësi”, tha babai.
Ndërsa vajza e mitur, rrëfeu se ai nuk kishte qenë asnjëherë në shtëpinë e tyre.
“Jam e verbër e grupit të dytë. Unë nuk kam parë gjë, kemi qenë të mbyllur, mua më çoi në një kasolle bagëtish dhe pastaj bëri atë veprimin, më përdhunoi. Është hera e parë, nuk ka qenë herë tjetër në shtëpi”, tha vajza e mitur.
“Ai të marrë dënimin e merituar dhe unë nuk e fal kurrë atë person”, tha kryefamiljari.
Ndërsa xhaxhai kërkon që autori të mos marrë dënim të lehtë nga institucionet e drejtësisë shqiptare.
“Vllanë tim e kanë lidhur e kanë torturuar, unë nga drejtësia kërkoj që zotëria të marrë dënimin e merituar, falënderoj policinë e Vlorës që shpëtuan. Kërkoj që zotëria mos të ketë ndëshkim të lehtë. Unë si xhaxha nuk ia fal”, tha Avni Ferraj, xhaxhai i të miturës.
Ai është vënë në pranga sot pasi mbajti peng për rreth katër orë familjen duke i kërcënuar me armë. Vitrin Çobaj, banues në fshatin Vajzë të Vlorës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj të Selenicës.
Autori ka hyrë me dhunë në banesën dhe i ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur.
Sipas policisë, ai ka arritur gjithashtu të vjedhë me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.
Top Channel