Detaje të rënda/ Mbajti peng për katër orë familjen, autori ngacmoi seksualisht gruan dhe tre vajzat e mitura

17/07/2022 12:13

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Selenicë, pasi mbajti peng për disa orë një familje duke i kërcënuar me armë.

Në pranga ra V. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Vlorës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Ngjarja ka ndodhur më  16 korrik në  orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj të Seleënicës.

Au tori ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç invalid dhe 6 fëmijë të mitur.

Nën kërcënimin e armës dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur.

Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

“Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brataj, në një banesë, ishte vjedhur me dhunë një shumë parash dhe ishte kanosur familja që jetonte aty, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.  Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacionin policor i koduar “Brataj”.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel