De Ligt transferohet te Bayerni, zbulohen detajet e marrëveshjes me Juventusin

17/07/2022 23:00

Mathijs De Ligt transferohet te Bayerni i Mynihut. Negociatat mes bavarezëve dhe Juventusit kanë nisur prej ditësh dhe duket se janë mbyllur me sukses mbrëmjen e sotme.

SuperSport shkruan se burime pranë klubit gjerman raportojnë se tashmë nuk ka më asnjë dyshim mbi transferimin e holandezit te Bayern, tekaa vizitat mjekësore mund të kryhen që nesër, ose maksimumi të martën.

Vlen të theksohet se marrëveshja mea Bayernit dhe De Ligt ishte arritur prej ditësh, për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej rreth 9 milionë eurosh në sezon dhe tashmë është arritur akordi edhe me Juventusin.

Merr fund kështu aventura italiane e De Ligt, që u transferua te Juventusi në verën e 2022-shit, për një shifër prej rreth 70 milionë eurosh, plus bonuset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA