Atentati në Fushë Krujë/ Dhjetëra persona të shoqëruar, vijon mbledhja e provave në të gjithë zonën

17/07/2022 22:20

Pas atentatin të sotëm në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha, po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka bërë një analizë në Fushë Krujë për ngjarjen, me pasojë vdekjen e tre personave.

Grupi hetimor nga policia e Durrësit dhe policia Kriminale po analizon provat e rrethanave të ngjarjes, ku po kryhet mbledhja e kamerave në një territor të gjerë.

Aty po vijon krehja e zonës edhe me kamera termike, ndërsa deri më tani në Durrës, Kruje e Fushë Krujë ka dhjetëra të shoqëruar, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Të shoqëruarit janë kryesisht persona me precedent të mëparshëm penal.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA