Armando Broja është një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkato, me West Ham që vijon të mbajë shpresë për afrimin e shqiptarit.
Sipas raportimeve nga mediet britanike “Hammers” kanë ofruar plot 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit 20-vjeçar.
Broja bëri përshtypje gjatë kohës së tij të huazimit në Southampton sezonin e kaluar. West Ham po kërkon të shtojë më shumë thellësi në sulmin e tyre këtë verë dhe ka vendosur të ketë një lojtar si Broja në ekip. Shqiptari shënoi nëntë gola në të gjitha garat sezonin e kaluar për Southampton duke bërë disa paraqitje të shkëlqyera gjatë sezonit.
Megjithatë kjo lëvizje duket disi e vështirë, pasi trajneri i Chelsea-t, Tuchel nuk pranon të heqë dorë nga shqiptari pa e parë njëherë nga afër formën e tij.
Top Channel