Video virale/ Ariu pendohet keq që hyn në rrethimin e derrave të guximshëm, i tmerruar kërcen sërish gardhin për të dalë (fotot)

16/07/2022 20:57

Në një video të pabesueshme të shpërndarë së fundmi në SHBA një ari i murrmë afrohet në vendbanimin e dy derrave në Connecticut, SHBA dhe detyrohet të kalojë gardhin e lartë me besimin e ka gjetur “një vakt të mirë ngrënieje”.

Por atij nuk do t’i shkonte kurrë mendja se derri i bëshëm që ndodhej jashtë në kopshtin e tij dhe një tjetër akoma më i egërsuar që vinte nga brenda plevicës, do ta sulmonin duke e tmerruar.

Pamjet u shpërndanë nga pronarja krenare Rebecca e dy derrave vietnamezë që mban pranë banesës së saj në New Milford.

Ajo tregon se derrat e saj Mary e Hammy ishin “duke parë punën e tyre” kur ariu kërcen brenda ndarjes së tyre ‘duke kërkuar telashe’.

“Jam shumë krenare për derrat e mi pasi Hammy, më i vogli, më surprizoi shumë pasi është tip i trembur zakonisht, dhe kur e pashë të sulmonte ashtu ariun duke dalë nga kolibja e tij, nuk e besoja. Por ndoshta e bëri pasi pa qe Mary që po përleshej me ariun. Jam shumë krenare për Hammy,” tha Rebecca Shaw, për rrjetin lokal të NBC affiliate.

FOTO GALERI
1/3
Ariu kalon gardhin e lartë me besimin e ka gjetur “një vakt të mirë ngrënieje”.

Top Channel