Alarm zjarri në avionin Barcelona-Venecia, i riu rrezikon gjobë mbi 2 mijë euro dhe kallëzim penal pasi… Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien Metaksurgjio në qendrër të Athinës.
Sipas informacioneve të para, shtetasi shqiptar u qëllua rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë mbas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase.
Personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona Metaksurgjio është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur.
Top Channel