Joe Biden mbyll vizitën në Lindjen e Mesme, flet për vrasjen e gazetarit Khashoggi me Princin saudit të Kurorës

16/07/2022 08:21

Presidenti Joe Biden mbylli vizitën e tij në Lindjen e Mesme, me vizitën në Arabinë Saudite.  

Biden takoi  Princin Saudit të Kurorës Mohammed bin Salman të premten, për të cilin tha se tha i ngriti në takim çështjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

“E thashë shumë drejtpërsëdrejti, që një president amerikan të heshtë për një çështje të të drejtave të njeriut nuk është në përputhje me atë se cilët jemi ne dhe kush jam unë,” tha presidenti Biden. “Unë gjithmonë do të mbroj vlerat tona.”

Amerika beson se princi i kurorës ka të ngjarë të ketë urdhëruar vrasjen e Jamal Khashoggit, katër vjet më parë. Vrasja e tij ka hedhur hije mbi përpjekjet e zotit Biden për të rivendosur marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Biden njoftoi gjithashtu se paqeruajtësit amerikanë do të largoheshin nga ishulli Tiran i Detit të Kuq deri në fund të vitit, pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë atyre që ai i quajti “një seri e mirë takimesh” në Xhedah.

Ky ishte një takim vendimtar që u pa si mundësi për të ndrequr një nga marrëdhëniet diplomatike më të rëndësishme në botë, e shoqëruar me shqetësimet nga rritja e çmimit të gazit dhe agresioni iranian në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe po përpiqet të sigurojë investime për të transformuar ekonominë e saj, që të jetë më pak e varur nga nafta. Sauditët kishin organizuar një pritje të përmbajtur për Presidentin Biden në aeroportin në Jeddah, pa asnjë nga ceremonitë që shoqëruan vizitën e tij këtë javë në Izrael.

Në këtë të fundit presidenti u duk pak i hutuar, pasi përfundoi fjalën e mbajtur në konferencën për mediet me homologun izraelit kthehet anash dhe drejton dorën për të takuar dikë, edhe pse pas tij nuk kishte asnjë njeri.

Top Channel