Biden takohet me liderët arabë: Diskuton mbrojtjen dhe raketat!

16/07/2022 16:25

Mbrojtja dhe raketat e shteteve të rajonit zunë vend qendror në takimet që presidenti amerikan, Joe Biden pati me liderët në arabë teksa vazhdon turneun e tij në Lindjen e Mesme.

Biden premtoi se SHBA do të qëndrojë në krah të aleatëve të saj.

“Po bëhet gjithmonë e më e qartë për mua se sa të ndërthurura janë interesat amerikane me sukseset e Lindjes së Mesme. Ne nuk do të largohemi e nuk do të lëmë pas një vakum i cili të mbushet nga Kina, Rusia apo Irani. Ne do të kërkojmë ta përdorim këtë moment si bazë për progress të mëtejshëm me lidershipin aktiv dhe parimor amerikan.”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë është fokusuar në samitin me gjashtë shtetet e Gjirit dhe Egjiptin, Jordaninë dhe Irakut, ndërsa tentoi ta minimizonte zhurmën që rrethoi takimin e tij me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, takim ky që është pritur me kritika.

Biden po kërkon që të rrisë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, vend që ka naftë, pavarësisht shqetësimeve për të drejtat e njeriut. Ai po ashtu po inkurajon që t’i jepet fund luftës në Jemen, teksa po tenton që të ulë ndikimin kinez dhe iranian. Presidenti amerikan po ashtu po dëshiron që të grumbullojë këto vende për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Shtetet e Gjirit në shumë raste nuk kanë marrë anë me Perëndimin për luftën në Ukrainë dhe thuhet se po kërkojnë zotime specifike të SHBA-së për të ulur shqetësimet se Uashingtoni e ka tkurrur angazhimin në Lindjen e Mesme. Nuk do të shkojmë asgjekundi, i siguroi ata Biden, duke i kujtuar se Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për ndërtimin e një të ardhmeje pozitive në rajon në partneritet me të gjithë ata vetë.

Top Channel