Incident në ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon ministria e jashtme
03/03 20:17
Një aksident rrugor mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Lajmin e ka dhënë për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15;30 në rrugën “Bill Clinton”.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Aktualisht, ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, apo rrethanat e aksidentit.
Top Channel