Një pjesë e zjarrit në Malin e Çikës është vënë nën kontroll, ndërkohë që situata mbetet kritike në zonën në drejtim të Himarës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, flakët janë vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës. Shkak i zjarrit, që vazhdon për të katërtën ditë me radhë dyshohet të ketë qenë aksidental.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës.

Top Channel