Babë e bir të identifikuar si Bashkim Qefalia dhe Randi Qefalia janë arrestuar pasi kultivonin lëndë narkotike në ambientet e banesës së tyre në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “House”, babë e bir përkatësisht të moshave 52 dhe 23 vjeç,  iu sekuestruan bimë cannabisi të mbjella në vazo dhe 2 kg lëngë narkotike.

Autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre dhe përgatitnin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme kryeqytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel