Tepelenë/ Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 32 vjeçari, procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit

15/07/2022 09:30

Një 32 vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi kultivonte lëndë narkotike cannabis sativa në pyll, ndërsa proceduar në gjende të lirë për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacioni antikanabis i koduar “Procesi” u asgjësuan të gjithë fidanët e gjetur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë të riut me iniciale E. S. iu gjet edhe një armë elektroshok pa leje.

Mbi 66-vjeçarin me iniciale L. K. 66 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë, rëndon vepra penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel