SPAK bllokon shoqatën e spiunëve/ Hetim për vepra terroriste në dëm të kampit të opozitës iraniane

15/07/2022 19:39

SPAK vendosi sekuestro penale ndaj një shoqate të krijuar vjeshtën e 2021 në Shqipëri, mbasi ka dyshime se përmes saj kryhen  veprimtari spiunazhi përmes aktiviteteve në dukje me qëllimin për të bashkuar iranianët në kryeqytetin shqiptar dhe po ashtu aktivitete në dukje për shkëmbim kulturash midis dy vendeve.

Vendimi për të bllokuar çdo veprimtari të kësaj shoqate është në vazhdën e 11 urdhrave dhe sekuestrove të prokurorisë së posaçme që po heton për kryerje të veprave terroriste në kuadër të kësaj organizate, që synon të dëmtojë muxhahedinët në  kampin e Mek, me seli në Manzë.

Veprimet hetimore ndaj shoqatës “për mbështetjen e iranianëve që jetojnë në Shqipëri” i bashkohet në këtë mënyrë një hetimi të detajuar të nisur 3 vet më parë, mbas dyshimeve për një celule iraniane që planifikoi  sulme gjatë festë së Sulltan Novruzit dhe qe më pas i përshkallëzoi veprimet ndaj kampit të muxhahedinëve në Manzë.

Përmes një vëzhgimi të antiterrori dhe shërbimeve inteligjente operacioni shqiptar kulmoi me shpalljen non-grata të dy diplomatëve dhe më pas të italo-iranianit Daniel Kasrae, i dyshuar se ishte infiltruar nga ministria e inteligjencës iraniane në misionin për të vëzhguar muxhahedinët. I lidhur me të u zbulua edhe Bijan Poladrag, i cili erdhi në 2016 në Shqipëri, por më pas e la kampin e muxhahedinëve për të vijuar veprimtarinë e spiunazhit

Iraniani Bijan Poladrag është aktualisht nën gjykim pranë gjykatës së posaçme për 6 krime me të rëndat  kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona te shpallur non-grata, organizate terroriste dhe përgjim të paligjshme. Në fillim masa ndaj tij u dha nga një gjykatë e zakonshme nën autorizimin e SPAK që ndërkohë po ndiqte në distance bashkëpunëtorët e tij, emrat e të cilëve u zbuluan në telefonin që ai përdorte.

Shoqata nën hetim  ka si themelues një shtetas shqiptar  dhe disa iranianë thanë burimet e SPAK,  por rolin primar e ka një 42 vjeçar nga Irani. Si objekt të veprimtarisë së saj ajo deklaron integrimin e iranianëve dhe binjakëzimin mes organizatave qeveritare dhe republikës islamike të Iranit.

Mes shumë veprimeve hetimore nga agjencitë ligj zbatuese të shumta që kryesohen nga spak jane skeuestruar vlehta monetare deri në 10 mijë euro, një seri dokumentesh dhe një listë me emra.

Top Channel