Një i moshuar i ka shpëtuar mbytjes këtë mbrëmje në plazhin pranë Lungomares.

Rreth moshës 75 vjeç, i moshuari sapo është futur në det ka ndier dhimbje në zemër dhe i ka kërkuar ndihmë personave aty pranë. Janë futur tre persona për ta shpëtuar, teksa fatmirësisht ia kanë dalë t’i japin ndihmën e parë.

Shtetasi ende i paidentifikuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ku ndodhet dhe rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA