Në ditën e katërt të zjarrit në malin e Çikës, një vatër vijon të jetë aktive.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha për Top Channel  se avionët Canader që ishin të enjten nuk do të aktivizohen më për shkak të madhësisë së tyre dhe mbushjes me 9 mijë litra ujë kjo e bënë të pa mundur ngjitjen në lartësinë e malit 1900 m të Çikës.

Ndërkohë sot sipas prefektit pritet që të vijnë nga Greqia dy avionë me të vegjël. Zjarri ka përfshirë një pyll me bredha dhe është i dukshëm nga fshati Dhërmi dhe Palasa.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë nisur në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha.

Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të fierit dhe mjetet zjarrfikëse.

Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë. Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve.

Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA