Një tjetër version shfaqet një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashiku.

Vrojtuesi i njërit prej dy plazheve private që ndodhen në sektorin ‘Rinia’ dhe që ka në administrim njërin prej tyre, Igli Shahinaj ndonëse shfaqet i shqetësuar tregon ngjarjen duke thënë se në bregdet ishte ngritur flamuri i kuq.

Më pas pranon se në kohën e drekës nuk ka qenë në kullën e vrojtimit, po kur kjo ndodh e ndihmojnë punëtorët e çadrave që gjithsesi nuk janë të kualifikuar për këtë lloj ndihme.

“Pamë dy persona që kishin hyrë në det edhe ngaqë kishim flamurin që nuk lejohet vrapuam direkt për t’i ndihmuar të miturit që nuk dëgjonin thirrjet. Bashkë me mua vjen vëllai i tij dhe një punëtor i zonës këtu për të na ndihmuar”, tha vrojtuesi.

Në momentin që kanë nxjerrë të miturit nga deti pa ndjenja, kur kanë kthyer kokën nuk kanë parë 18-vjeçarin. Ata kanë arritur të shohin vetëm një kapele sipër ujit dhe se nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë Anrin.

“Morëm dy trupat e vegjël që kishin humbur ndjenjat dhe u munduam t’i nxirrnim shpejt në det për t’i dhënë ndihmën e parë nga ambulanca, por personi i tretë ishte mbrapa nesh dhe kur kthyem kokën për ta parë  ku është personi pamë vetëm një kapele sipër detit. Vrapuam me shpejtësi për ta parë personin, por vetëm kapelja ishte aty nuk mundëm ta ndihmonim dot”, shtoi më tej ai.

Shahinaj pasi ka marrë njoftim se pushuesit janë në rrezik është hedhur në det, por pa pasur asnjë mjet shpëtimi që të mund të lehtësonte të gjithë procesin dhe të shpëtonte jetën e Anrit përmes një gomardareje apo jeleku shpëtimi, siç rekomandohet në situata rreziku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA