Nga 3190 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 1461 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë nga Covid gjatë këtij harku kohor, ndërsa në spital po marrin trajtim 30 të infektuar.
Nga rastet e fundit, 562 të infektuar janë në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.
Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1461
Të shëruar në 24 orë 419
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3190
Testime totale 1,879,129
Raste pozitive 293,917
Raste të shëruara 281,470
Raste Aktive 8,930
Humbje jete 3,517
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,256
Durrës 761
Fier 729
Vlorë 476
Shkodër 357
Berat 318
Elbasan 301
Gjirokastër 238
Lezhë 184
Korçë 151
Dibër 105
Kukës 54
Top Channel