Është hedhur shorti i edicionit të 84-t të kampionatit kombëtar në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.
Sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave Marjus Sulejmani nën praninë e përfaqësuesve të klubeve të kë kategorisë Abissnet Superiore përcaktuan rrugëtimin e 10 skuadrave në 4 fazat e sezonit të ri 2022/2023.
Specifika e këtij shorti ishin evitimi i përplasjes së ndeshjeve të skuadrave kryeqytetase si Tirana dhe Partizani pasi do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin kombëtarë “Air Albania”, gjithashtu edhe Teuta me Erzenin e Shijakut që ndeshjet e tyre në këtë sezon do t’i luajë të dyja këto ekipe në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
Për herë të parë në historinë e kampionatit tonë do të ketë dy ndërprerje sezonale, në muajin nëntor dhe dhjetor duke qenë se do të zhvillohet kampionati Botëror Katar 2022 në atë periudhë dhe gjithashtu po për herë të parë Superkupa e Shqipërisë e cila në këtë sezon ka përballjen e klasikes së futbollit shqiptarë mes Tiranës kampione dhe Vllaznisë fituese të kupës së Republikës do të luhet në muajin dhjetorë dhe jo në prag të sezonit.
Përzierja e goglave më pas përcaktoi përballjen e 10 skuadrave në 36 javët e këtij edicioni i cili starton më shpejt se zakonisht më 20.08.2022 dhe do të mbyllet me javën e fundit më 24.05.2023.
Një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, siç konsiderohet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ashtu si edhe vitin e shkuar do të luhet javën e gjashtë, me të vetmin ndryshim që në ndeshjen e parë do të jetë Partizani pritës.
Në këtë sezon të ri të Superiores dy skuadrat e reja që kanë ardhur nga Kategoria e Parë janë Bylisi dhe Erzeni ndërkohë që do të mungojë skuadra e tretë kryeqytetase Dinamo e cila zbriti një kategori mëposhtë së bashku me Skëndërbeun.
Top Channel