Tre efektivë të forcës së posaçme policore Shqiponja janë pezulluar nga detyra në Durrës, ndërsa po hetohen për veprime arbitrare ndaj një shtetasi të shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë në nëntor të vitit të kaluar.

Tre punonjësit, mes tyre një vajzë, me gradën inspektor dhe detyrë trupë shërbimi në sektorin e forcës së posaçme ”Shqiponja” pranë drejtorisë së policisë së Durrësit janë pezulluar plotësisht nga kjo detyre me vendim të gjykatës së Durrësit.

Ka qenë drejtoria rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Durrës që ka zbatuar urdhrin e prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi ndaj 3 efektivëve.

Hetimet për ta kanë nisur pas denoncimit të kryer nga një shtetas me inicialet A.K. që ka akuzuar për veprime dhe urdhra arbitrare.

Nga hetimet rezulton se është ushtruar dhunë ndaj të shoqëruarit A.K në datën 6 nëntor 2021 gjatë qëndrimit të tij në dhomat e sigurisë.

Veprimet arbitrare janë fiksuar dhe në kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e policisë së Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA