Nën hetim nga SPAK/ Dështon seanca paraprake për anëtaren e KPK, shkak bojkoti i avokatëve

15/07/2022 10:42

Dështon seanca paraprake për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja.

Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve.

Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK.

Top Channel