Çiklizëm, kupa e Shqipërisë/ Garë e fortë deri në metrat e fundit

15/07/2022 20:18

Mbyllen garat e kupës së Shqipërisë për Çiklizëm “Korça 2022”.

Për kadetët pas një rivaliteti të fortë deri në metrat e fundit fitues është shpallur Kosta Vortollomi i Skënderbeut duke lënë në vendin e dytë e të tretë çiklistët e Tiranës Emil Priftaj e Erdi Pilku.

Mjaft e fortë ka qenë edhe gara e Juniorëve pasi tre çiklistë kanë garuar së bashku deri në kilometrin e fundit. Tre kilometra para finishit çiklisti i Teutës Henri Hysa ka stakuar dy çiklistët e tjerë Flavio Venomi i Vllaznisë dhe Antonio Kolari i studentit.

Edhe gara e Elitës për 23 vjeçarët ka qenë me rivalitet të fortë. Pas 2 orë 20 min dhe 02 sek, çiklisti i Apolonisë Marolino Hoxha, ka prekur i pari finishin.

Presidenti i FSHÇ Skënder Hanxhaku tha se çiklistët po përgatiten për gara europiane dhe botërore.

Në dy etapat e kupës së Shqipërisë, binte në sy numri i ulët i çiklistëve pjesëmarrës.

Top Channel