Një zjarr ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier ditën e sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore.  Flakët janë në një zonë ku ka e dhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

Top Channel