“Ulet në gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, gjesti i Biden në Izrael bëhet viral

14/07/2022 12:58

Gjesti i presidentit të SHBA, Joe Biden në Izrael ndaj dy të mbijetuarëve të Holokaustit është bërë viral në internet.

Në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem, presidenti Biden shihet teksa ulet në gju për të biseduar me dy të mbijetuar të Holokaustit, ndërsa momenti është fiksuar nga Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, I cili ka publikuar foton në twitter.

”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem ndërsa presidenti i SHBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan, ndërsa foto ka marrë mijëra pëlqime.

Top Channel