Një zjarr ka rënë sot pasdite në vendin e quajtur ura e Hoxharës në Fier.

Flakët kanë nisur në një kanal me kallamishte, ndërsa i ndihmuar nga era ka përfshirë një parcelë të mbjellë me ullinj, duke djegur dhjetëra rrënjë.

Banorët me mjete rrethanore po mundohen për fikjen e flakëve, pasi rrezikon te digjet dhe një plantacion me mollë që ndodhet aty pranë.

Top Channel