Sot Partizani luan për Europën në orën 20:00 përballë gjeorgjianëve, të kuqtë fituan ndeshjen e parë 1-0

14/07/2022 12:29

Partizani do të luaj mbrëmjen e sotme përballë skuadrës gjeorgjiane të Saburtalos, ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e parë të Conference league.

Të kuqtë kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë me shifrat 0-1 falë golit të Carës, megjithatë kjo ndeshje e kthimit do të jetë një histori më vete, këtë gjë theksoi edhe trajneri Dritan Mehmeti përpara mediave në konferencën zyrtare në prag të ndeshjes.

Çdo ndeshje ka vështirësi dhe ndeshjet kanë histori të ndryshme, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë dhe të japim maksimumin për nesër, të interpretojmë ndeshjen në mënyrën e duhur. E kam shprehur gjithnjë problemin para portës, jo vetëm në lidhje me ndeshjen ndaj Saburtalos, diferencat bëhen nga detajet. Duhet të kemi parasysh se e njohim kundërshtarin dhe kanë lojtarë të mirë, punojnë mirë me akademinë dhe elementët e rinj. Luajmë para tifozerisë dhe është një shtysë e madhe, mos të kalojmë në entuziazmin e tifozerisë dhe të interpretojmë mirë ndeshjen”, tha trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti.

Goli në fushën kundërshtare vërtetë nuk e ka më vlerën e dikurshme, por gjithsesi ajo fitore një javë më parë i jep luksin Partizanit që të kualifikohet për më tej edhe me një barazim, por për kapitenin Belica ky nuk do të jetë një opsion për t’u menduar.

 “Morëm vërtet rezultat të mirë 1-0, na favorizon edhe barazimi, por do të kërkojmë fitoren. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe patjetër që ka edhe presionin brenda”, tha Egzon Belica.

Ndërkohë veç Partizanit me Saburtalon, mbërmjen e së enjtes do të luajë edhe Laçi përballë skuadrës malazeze të Iskras.

Ndeshja e parë mes tyre në Elbasan Arena përfundoi në barazim pagola edhe pse skaudra e Shpëptim Duros pasi shumë raste, pavarësisht kësaj gjithçka do të mbetet e hapur për kualifikimin dhe do të vendoset në 90-minutëshin e mbrëmjes të së enjtes si për Partizanin ashtu edhe për Laçin.

Top Channel