Fermerët në Britani kanë deklaruar se situata po vështirësohet akoma më shumë për shkak të reshjeve të ulëta në 26 vite.
Ata thanë se janë të detyruar të pompojnë 30% më shumë ujë për të mbajtur të shpëtuar të korrat.
Në Mbretërinë e Bashkuar janë marrë disa masa në lidhje me temperaturat e larta, të cilat do të arrijnë kulmin ditën e dielë.
Tashmë fermerët po përballen me thatësirën rekord, ndërsa ky nuk është problemi i vetëm, pasi ata po përballen me rritjen e çmimit të karburantit, energjisë elektrike dhe plehrave.
Anglia Lindore është shumë e thatë këtë verë pasi pa vetëm dy të tretat e reshjeve të saj normale në gjysmën e parë të 2022, duke e bërë atë periudhën gjashtëmujore më të thatë të rajonit që nga viti 1996 dhe të 11-tën më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve në 1836.
Disa lumenj në zonë po thahen, ndërsa miliona familje janë paralajmëruar për të shkurtuar përdorimin e ujit.
Top Channel