Shpëtoi dy të mitur por s’arriti të dilte i gjallë nga deti, kush është i riu hero (Emri dhe Pamjet)

14/07/2022 15:35

Anri Kashiku është i riu që humbi jetën pasi arriti të shpëtonte dy të mitur që po mbyteshin në Durrës.

Sipas informacioneve, ai ka lindur në Librazhd dhe banues në sektor “Rinia” të Durrësit. Policia kufitare e Durrësit e ka gjetur pa jetë trupin e të riut.

Pasdrekën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan në një operacion kërkim-shpëtimi për të riun dhe  kanë mundur ta gjejnë dhe nxjerrin nga uji, trupin e pajetë të të riut.

Dy 13-vjeçarët ndërsa po laheshin në det, rrezikuan të mbyteshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës.

Menjëherë në ndihmë të tyre është future 18-vjeçari për t’i shpëtuar.

Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë tek ta dhe askush nuk e ka vënë re 18-vjeçarin.

Top Channel