Propozimi francez fut në sherr parlamentin maqedonas, ndërpritet seanca

14/07/2022 21:05

Miratimi  ose jo i dokumentit që njihet si propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, ka shkaktuar jo pak tensione dhe debate ne parlamentin  e Maqedonisë së Veriut. 

Aq të forta ishin debatet dhe aq të ndarë ishin partitë saqë seanca u ndërpre pa arritur në një përfundim.  Zhurma e opozitës bën që kryeministri të linte  seancën, e cila pritet të vijojë sërish nesër në orën 11 të paradites.

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar dukshëm propozimin , madje edhe para shefes së komisionit evropian Ursula von der Leyen e cila shkoi sot në Shkup për t’i bindur ata se miratimi i këtij propozimi  e sjell vendin më afër Bllokut.  Por kur ajo nisi të merrte fjalën e saj, Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, u åua nga vendi dhe ju drejtua foltores duke i lënë asaj një pankartë me mbishkrimin ‘JO’.

Këtij akti presidentja e KE-së iu me fjalinë “Të falenderoj për këtë sjellje demokratike, dhe e ktheu tabelën nga ana tjetër”.

Ndërsa Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska grisi  dokumentin para parlamentin, duke i quajtur  tradhtarë deputetët e pushtetit dhe kërkoi refuzimin e propozimit. Ndërsa deputeti Ali Mehmeti nga BDI tha se propozimi duhet miratuar pasi nuk cenon aspak maqedonasit.

Pavarësisht këtyre, von der Leyen qëndroi insistuese në mesazhin e saj.

“Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet konferenca ndërqeveritare. i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Principi i vetë identifikimit është i rëndësishëm për çdo marrëdhënie”.

Kjo deklaratë e saj u prit me duartrokitje ne parlament, por jo jashtë tij, gjatë gjithë kohës që u zhvillua seanca jashtë mbaheshin protesta.

Policia shoqëroi të paktën 5 persona, pasi shumë nga protestuesit hodhën sende të forta në drejtim të godinës së parlamentit.

Prej kohësh, bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, identitetit dhe së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe si rrjedhojë edhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA