Hungaria shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme energjetike”, e njoftoi se do të ndalonte eksportet e gazit në vendet fqinje, një lëvizje kjo që synon t`i garantojë vendit furnizimin me energji në mesin e pakësimit të fluksit të gazit nga Rusia.
“Ka ardhur koha që qeveria të kalojmë në veprim”, tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Nga gushti, eksportet e lëndëve djegëse fosile drejt vendeve fqinje do të ndalohen dhe ndërmerren masa për të rritur prodhimin e brendshëm të gazit me 33%, nga 1.5 miliardë metra kub (bcm) në 2 bcm. Gazi mbulon 85% të nevojave të Hungarisë për ngrohje, dhe shumica e tij vjen nga Gazpromi rus.
Në Europë, mbi sigurinë e furnizimit me gaz është vendosur një rregullore, e miratuar në vitin 2017 pas një mosmarrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi tarifat e tranzitit të gazit, e cila çoi në ndërprerje të furnizimit në mesin e dimrit.
Rregullorja në fjalë u jep përparësi konsumatorëve, familjeve dhe bizneseve të vogla në nevojë, dhe e bën të detyrueshëm solidaritetin mes vendeve europiane, por ky hap i Hungarisë e vë atë në dyshim.
Pak më herët, Bashkimi Europian i kishte bërë thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten.
Vëmendja është e madhe është tek dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për emigracionin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.
Top Channel