Dy avionë Canader që kanë mbërritur nga Selaniku i Greqisë për të shuar zjarrin në malin e Çikës, kanë nisur nga puna.

Ata janë duke hedhur ujë nga ajri për të bërë Pasi janë nisur nga Selaniku, avionët kanë ndaluar në Korfuz ku janë furnizuar me karburant, dhe rreth orës 16 kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve.

Një avion merr 9 mijë litra ujë , dhe sipas prefektit të Vlorës  Flamur Mamaj, operacioni do të vijojë edhe ditën e nesërme deri sa zjarri të shuhet totalisht.

Zjarri në malin e Çikës vazhdon për të katërtën ditë, ndërsa  flakët kanë zbritur edhe më poshtë duke iu afruar fshatit Dhërmi.

Top Channel