Burri nga Oklahoma vret shokun e peshkimit pasi besonte se kishte thirrur “gorrillën e përbindshme” që ta hante (fotot)

14/07/2022 17:35

Një burrë nga Oklahoma në SHBA ka vrarë shokun e tij në fundjavë pasi besonte se viktima kishte “thirrur” gorrilën e përbindshme amerikane Bigfoot që ta vriste teksa peshkonin, ishte shpjegimi publik i hetuesve të Oklahoma për çështjen.

Ndërkohë 53 vjeçari Larry Doil Sanders, u arrestua dhe akuzua për vrasje të gradës së parë.

I akuzuari kishte shkuar për peshkim në burimet e lumit ‘South Canadian’ me shokun e tij, Jimmy Knighten.

Por një konfrontim kishte ndodhur mes të dyve dhe Sanders u tha autoriteteve se kishte goditur Knighten në kokë dhe e kishte mbytur. Trupi i viktimës u gjet një ditë më vonë në lumë, tha zyra e hetimit të shtetit të Oklahoma.

Agjenti special i caktuar për çështjen tha se Sanders i kishte treguar se kishte zbuluar se Knighten “kishte si qëllim ta përdorte si ushqim për gorrilën mitologjike Bigfoot,” sipas një dokumenti të publikuar nga e përditshmja ‘The Oklahoman’.

“LARRY tha se besonte se JIMMY po përpiqej të largohej prej tij në mënyrë që gorrilla Bigfoot të hante LARRY-n,” shkruante agjenti në raport.

Raporti i çuditshëm vazhdonte më tej: “LARRY nuk e linte JIMMY që të largohej. LARRY goditi JIMMY me gisht, dhe më pas me shkop. LARRY e JIMMY u përleshën për një kohë të gjatë në terren.”

Sanders mbetet në burgun e Pontotac, teksa hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë nga Oklahoma në SHBA ka vrarë shokun e tij në fundjavë pasi besonte se viktima kishte “thirrur” gorrillën e përbindshme amerikane Bigfoot që ta vriste

Top Channel