Arrihet marrëveshja/ Ukraina, Rusia dhe Turqia bien dakord për eksportin e grurit 

14/07/2022 11:41

Bisedimet midis Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara të mbajtura në Stamboll rezultuan që palët të binin dakord për të formuar një qendër të përbashkët koordinuese nën kujdesin e OKB-së.

Sipas CNN, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriz Yermak theksoi se kjo gjë do të sigurojë eksportet ukrainase të grurit përmes Detit të Zi.

Qendra do të vendoset në Stamboll dhe detyra do të kryejë monitorimin e përgjithshëm dhe koordinimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi.

Më shumë se 20 milionë tonë drithë mbetën të bllokuara në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse ndaj porteve të Detit të Zi.

Para luftës, furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina përbënin pothuajse 30% të tregtisë globale dhe Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit.

Rreth 80% e eksporteve të grurit të Ukrainës u dërguan nga portet e vendit të Detit të Zi përpara pushtimit të Rusisë.

Me këto rrugë të bllokuara, Ukraina shpreson të përshpejtojë  eksportet e grurit  përmes rrugëve të rihapura të lumit Danub, të mundësuara pasi trupat ukrainase rimorën ishullin e gjarpërinjve në qershor.

Top Channel