Aksident në Sarandë, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen 3 persona

14/07/2022 19:52
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Sarandë-Muzinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40,  ku shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel