​Lajçak takon Bislimin, diskutim për hapat e ardhshëm në dialog

14/07/2022 21:48

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është pritur sot në Bruksel nga Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi ka shërbyer për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut me Serbinë.

Lajçak dhe Bislmi kanë postuar në rrjete sociale për këtë takim, me sllovakun që tha se ishte një diskutim i gjatë.

“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh se Kosova do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë konstruktive dhe aktive në procesin e dialogut.

“Së bashku me Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, diskutuam për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. Kosova do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë konstruktive dhe aktive në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi.

Së fundmi, Lajçak deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA