​I mori jetën gruas për arsye xhelozie, dënohet me 10 vite burgim

14/07/2022 22:22

Një person në Kosovë është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e gruas së tij.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të pandehurin A.G.V., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprave penale “Vrasja” dhe “Plagosje e rëndë” dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë vite. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e gruas në Gjermani në vitin 2002 dhe plagosjen e dy femrave të tjera.

I pandehuri A.G.V., me datë 9 nëntor 2002, në banesën e përbashkët familjare në Bad Oeynhausen të Gjermanisë, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie, tani të ndjerën e godet tri herë me thikë të kuzhinë me teh rreth 20 cm, dhe atë një herë në pjesën e majtë të barkut, një herë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe një herë në pjesën e shpatullës së majtë afër kraharorit, duke i shkaktuar plagë me një gjatësi prej 7 cm dhe një thellësi të paktën 20 cm, me ç’rast tani e ndjera si pasojë e goditjeve ka marrë plagë vdekjeprurës për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe të nesërmen ka vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it.

Ndërkaq, me datë, kohë dhe vend të njëjtë me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarave H.G., dhe D.K., në atë mënyrë derisa i pandehuri ishte duke u grindur me tani të ndjerën I.G., e dëmtuara D.G., tenton ta thërrasë policinë përmes telefonit, atëherë i pandehuri merr thikë kuzhine me gjatësi rreth 20 cm me të cilën e godet të dëmtuarën D.K., në anën e djathtë të kraharorit, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese me të cilat ka shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Pastaj e godet të dëmtuarën H.G., në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese në anën e majtë të abdomenit me dëmtime të zorrës së hollë, gjakderdhje arteriale, dëmtim i apendiksit, të cilës i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupor, të rrezikshme për jetën e të dëmtuarës në momentin e shkaktimit.

Të pandehurit A.G.V., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykim

Top Channel