Ukraina e dënoi me burgim të përjetshëm, avokati i ushtarit rus i kërkon Kievit të ndryshojë vendimin

13/07/2022 17:46

Avokati i ushtarit rus 21-vjeçar Vadim Shishimarin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në gjyqin e parë të krimit të luftës në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë, tha se klienti i tij “nuk kishte ndërmend të vriste një njeri”.

Ekipi ligjor i Shishimarin u kërkoi gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Kievit të kthenin vendimin, duke argumentuar se Shishimarin “nuk e vrau me qëllim” dhe duke i kërkuar gjykatës të konsideronte se ai refuzoi të qëllonte disa herë dhe u dorëzua vullnetarisht.

“Ai nuk kishte ndërmend të vriste një njeri. Ai nuk pranoi të qëllonte disa herë. Por ai qëlloi. Ai mendoi se ishte një kërcënim për jetën e tij. Vetëm një e shtënë shkoi në kokë. Nëse do të kishte synuar të shtënat, të gjithë plumbat do ta kishin goditur viktimën. Vetëm një plumb e goditi viktimën”, tha avokati i tij, Viktor Ovsyannikov.

Shishimarin u shpall fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar gjatë vendosjes së tij me ushtrinë ruse në ditët e para të luftës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm më 23 maj. Gjykata i ka kërkuar avokatit të Shishimarin plotësimin e ankimit. Seanca e radhës është caktuar për 25 korrik.

Top Channel