Slogani ‘Gra të vetmuara nga Ukraina’ në rrjetet e njohjeve të reja, ndalohet në Britani (fotot)

13/07/2022 21:43

Rregullatorët e reklamave online në Britani kanë njoftuar se sloganet që ofrojnë një shans për të takuar “gra të vetmuara ukrainase”, është një formë denigruese të shprehuri prandaj nuk do të përdoret në rrjet.

Deklarata  e publikuar sot nga autoritetet i referohej tre reklamave për njohje të reja në shërbimin online SofiaDate, të publikuara prej majit 2022.

E para ishte shfaqur në faqen rajonale Dorset Echo së bashku me imazhin e një gruaje që shikonte nga ballkoni, e ilustruar me tekstin: “Femra ukrainase, njihuni me mijëra gra të vetmuara nga Ukraina dhe harrojeni vetminë. Bëjeni veten të lumtur”.

Reklama e dytë ishte shfaqur në gazetën skoceze ‘The National’, ku shihej i njëjti imazh por me tekst disi ndryshe: “Femra ukrainase. Lidhu me njerëz të lirë nga e gjithë bota në kërkim të partnerit ideal”.

Ndërsa i treti gjithashtu në faqet e të përditshmes The National, shihej një grua para perëndimit të diellit, me sloganin: “Femra ukrainase … Sofiadate.com.”

Por ankimuesit thanë se shprehjet janë të papërshtatshme prej konfliktit në vijim në Ukrainë, dhe kërkonin nëse ato ishin ofenduese, shkruante ASA, duke shtuar se kompania Astrasoft Projects Ltd., që zotëron rrjetin SofiaDate, tashmë i ka hequr ato.

Rregullatori vendosi se të shfaqësh “femra ukrainase” të veshura në atë mënyrë e duke iu referuar vetmisë së tyre, thekson dobësinë e tyre, dhe ka një lidhje të mundshme me tërheqjen seksuale për meshkujt.

“Për këtë arsye ne vendosëm se sloganet ishin ofenduese prandaj nuk duhet të shfaqen në formën e sipërpërmendur”.

Zyrtarët thanë gjithashtu se shqetësoheshin për programin e qeverisë britanike që nxit anëtarët e publikut të marrin në shtëpi refugjatë ukrainas, që ka rezultuar e pasigurt për gratë e vetmuara ukrainase.

FOTO GALERI
1/3
Rregullatorët e reklamave online në Britani kanë njoftuar se sloganet që ofrojnë një shans për të takuar “gra të vetmuara ukrainase”, është një formë denigruese të shprehuri

Top Channel