Helikopteri me katër persona në bord kridhet në det, momenti kur bie në ishullin Samos

13/07/2022 17:27

Një helikopter me katër persona në bord është rrëzuar këtë të mërkurë në det, në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Samos, ndërkohë që kamerat kanë kapur momentin kur mjeti zhytet në ujë. Helikopteri Mi-8 ishte marrë me qira nga forcat zjarrfikëse dhe po fikte flakët në ishullin grek.

Ekuipazhi po kërkohet në një operacion shpëtimi prej motovedetave të rojes bregdetare, skafe private si dhe një helikopter Super Puma i marinës greke dhe një dron i markës Heron që përdor roja bregdetare. Tre persona, dy moldavë dhe ndihmësja greke janë shpëtuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dy të tjerët.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel