Dalin nominimet për çmimet Emmy, në krye rrëfimi i pushtetit “Succession”

13/07/2022 12:26

Succession e HBO kryeson listën e sivjetshëm të nominimeve për  edicionin e 74-të çmimeve Emmy me plot 25 të tilla, përfshirë dhe atë të serialit më të mirë dramatik.

Rrëfimi i historisë së një familjeje të pasur e të fuqishme që merr frerët e një perandorie mediatike, pasohet në renditje nga “Ted Lasso” i Apple TV+ dhe “The White Lotus” i HBO që morën nga 20 nominime, i ndjekur më pas nga “Hacks” dhe “Hulu’s Only Murders”. në total, rezulton se platforma e HBO ishte ajo që grumbulloi më shumë nonime, 108, e ndjekur nga Netflix me 105.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy do të transmetohet këtë vit në 12 shtator në NBC dhe Peacock. Ajo nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit.

Në garën për Oskarët e televizionit, një sërë nominimesh ka marrë edhe “Squid Game, përfshirë atë për aktorin me të mirë,  Lee Jung-jae.

Vëmendje jo të vogël duket ka rrëmbyer nga ana tjetër edhe “Stranger Things”, që fokusohet tek fenomenet paranormale.

Top Channel