Fortesa famëkeqe e Luftës I Botërore me hapësirë për 200 turistë, del në shitje për $70,000 (fotot)

12/07/2022 15:18

Një ishull shkëmbor britanik që ka shërbyer më parë si fortesë në Luftën e Parë Botërore ka dalë në shitje për 50,000 paundë – por ka një kleçkë.

Fortesa detare është e ndarë në tre kate dhe një bodrum, si dhe ka një kullë dykatëshe observimi, një verandë e një dalje në det.

E vendosur në grykëderdhjen e lumit Humber pranë qytezës së Cleethorpes, vendi mburret gjithashtu me 360 pamje panoramike.

Por fortesa e Bull Sand është 2.8km larg tokës dhe në të mund të shkohet vetëm me barkën tënde personale.

Vendi është gjithashtu i lënë pas dore dhe ka nevojë për rinovime të konsiderueshme, edhe pse në formën më të mirë si hotel, mund të strehojë deri në 200 të ftuar.

Ndër anët e saj pozitive është fakti se vendi është i blinduar me beton dhe mund të durojë zjarrin e armëve apo të artilerisë.

E ndërtuar mes viteve 1915 e 1919, Fortesa e Bull Sand është një nga dy të tilla e ndërtuar në Luftën e Parë Botërore.

Binjakja e saj, Haile Sand Fort, u shit në vitin 2018 për 117,000 paundë pasi kishte qëndruar e zbrazur prej viteve 1950-të, sipas BBC.

Të dyja fortesat u përdorën dhe në Luftën e Dytë Botërore por dolën nga shërbimi ushtarak në vitin 1956.

Në mesazhin promocional të ankandit thuhet: “Fortesë detare e kategorisë II, e ndërtuar mes viteve 1915 e 1919, e përdorur në të dyja luftërat botërore.

“Të përforcuara me beton nga ana e detit të hapur me armaturë 20 cm për t’i rezistuar zjarrit të armëve dhe artilerisë detare”.

“Aksesi bëhet vetëm me barka private”

FOTO GALERI
1/6
Një ishull shkëmbor britanik që ka shërbyer më parë si fortesë në Luftën e Parë Botërore ka dalë në shitje për 50,000 paundë

Top Channel