Një 29 vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën disa doza lëndë narkotike cannabis sativa. Policia i sekuestroi të riut me iniciale H. G., kanabisin që iu konstatua.
Në gjendje të lirë janë proceduar E. D., 39 vjeçe dhe A. Xh., 28 vjeç për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi kanë vendosur muzikë me volum të lartë në lokalin që menaxhojnë.
40-vjeçari me iniciale G. M. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit K. L., 41 vjeç dhe E. K., 30 vjeç pasi kanë dëmtuar me sende të forta, shtetasen F. A. për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel