Momentet e tmerrit kur turistët rrethohen nga orteku i papritur në malin e Kazakistan (VIDEO-fotot)

11/07/2022 17:10

Në pamje shihen momentet dramatike kur një grup turistësh britanikë në një ekskursion në grykën malore të Kazakistan, i mbijetojnë një orteku gjigant që erdhi papritur nga faqja e malit.

Vërshimi i dëborës në malin Tian Shan detyroi grupin të vrapojnë për t’u shtrehuar, duke shpëtuar vetëm për disa sekonda nga më e keqja.

Për fat të mirë të gjithë shpëtuar pa u lënduar, me një person të gërvishtur nga rrëzimi dhe një tjetër që u dëgua në spital pas rënies nga kali.

Harry Shimm, i cili postoi videon në rrjet tha se “nëse do të ishim larguar dy minuta më vonë nga shtegu u ecjes, do të ishim të gjithë të vdekur”.

Ai tha se ishin ndarë nga grupi prej nëntë britanikësh e një amerikani, për të arritur në majën më të lartë të ekskursionit.

“Por shpejt në dëgjuam akullin të krisej prapa nesh dhe vijuam të filmonim derisa u detyruam të vraponim për të gjetur një strehim aty pranë”.

Më pas ai shpjegonte për rrezikun që u detyruan të ndërmerrnin: “Ne e kishim situatën nën kontroll por dëbora nisi të vinte dhe pamja u errësua, u bë e vështirë për të marrë frymë dhe menduam se do të vdisnim”.

Harry shtonte më tej: “Prapa shkëmbit ku u strehuam ishte një i ftohtë i tmerrshëm, pasi kaloi momenti i adrenalinës së frikës, nisëm të ndjenim të ftohtët e ashpër.”

Malet Tianshan janë të ndara mes Kirgistanit juglindor dje kufirit me Kinën. Ato kanë qenë pjesë e itinerarit të lashtë tregtar të Rrugës së Mandafshit që lidhte perëndimin me lindjen e Mesme dhe Azinë.

Maja e tyre më e lartë është Jengish Chokusu, 7,439 metra e lartë.

FOTO GALERI
1/3
Vërshimi i dëborës në malin Tian Shan detyroi grupin të vrapojnë për t’u shtrehuar, duke shpëtuar vetëm për disa sekonda nga më e keqja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA